
Ndërroi jetë meshtari ynë i dashur Mons . Don Damjan Kurti (1937 – 2014)
Shkruan: Marjan Sebaj-SOPI
Me datën 07. 05. 2014 pikërisht në muajin Maj, këtë muaj të kushtuar familjes, lutjes së rruzarës dhe Zonjës së Bekuar, të cilës edhe meshtari ynë i dashur ia kushtoi tërë jetën e tij, këtë muaj të shenjtë ndërroi jetë meshtari ynë shumë i dashur, punëtori i palodhur në vreshtën e Zotit, meshtar shembull nga bariu i mirë, meshtar i afërt, i përshpirtshëm, i butë dhe përvujtë i cili shkriu jetën në shërbim të Zotit dhe atdheut, shembullin e thirrjës së shenjtë të cilin e ndjekën shumë të rinjë e të reja të Binçës (dhe famullinave tjera anë e mbarë Kosovës e Shqipërisë) tani meshtar e motra nderi.
Lajmi mbi kalimin e tij në amshim pikëlloi zemra të shumëta në Kosovë, Shqipëri e gjetiu, e në veçanti të gjithë ata cilët patën rastin ta njohin këtë meshtar të devotshëm, të prekin dhe ndiejnë ngrohtësinë, mirësinë dhe dashurinë e tij.
Pra, ndërroi jetë në moshë 77 vjeçare, dhe shërbimit të devotshëm 49 vjeçar meshtarak Mons . Don Damjan Kurti, priftë i cili shërbeu anë e kënd Kosovës kurse pas hapjes së kufirit të Shqipërisë dhe arritjes së lirisë fetare ai me sakrifica të mëdha dhe vetflijime shërbeu në Shqipëri deri ditën e fundit kur edhe e thirri Ati qiellor tek vetja. Mons . Don Damjan Kurti ashtu si jetoi shenjtërisht shpresojmë dhe besojmë se poashtu e gëzon tani jetën e pasosur në amshim në prehërin e Atit qiellor.
Mesha e dritës u mbajtë me 08. 05. 2014 në Kishën e famullisë në Binçë, në prezencë të ipeshkvnijve, të shumë sivëllezërve meshtar nga Kosova, Shqipëria , Mali i Zi e gjetiu, shumë motrave të nderit dhe besimtarëve të shumtë të cilët pas meshe e përcollën të ndjerin Mons . Don Damjan Kurtin për në banimin e fundit, në varrezat e famullisë së Binçës, ku edhe u zhvillua ceremonia e varrimit.
Gjithë të pranishmit u ndanë nga ky meshtar i dashur me lotë për faqe, duke kujtuar në lutje të gjithë rrugën e tij meshtarake dhe kontriboutin e tij të jashtëzakonshëm për fe e atdhe.
Biografia e shkurtër e Mons . Don Damjan Kurti
Pas përfundimit të sukseshëm të fakultetit Mons . Don Damjan Kurti u shugurua meshtar me 4 korrik të vitit 1965 në Binçë, e shuguroi për meshtar ipeshkvi i atëhershëm Mons . Smiljan Çekada.
Pas shugurimit për meshtar dmth si meshtar i ri menjëherë emërohet sekretar i ipeshkvisë. Në këtë shërbesë apo dërtyrë qëndroi për plotë tre vite në Ferizaj, ku në atë kohë edhe ishte rezidenca e ipeshkvisë Shkup-Prizren. Më pas Mons . Damjan Kurti emërohet famullitar në Famullinë e Velezhës afër Prirzenit ku qëndroi deri në vitin 1991.
Pas ndryshimeve demokratike të vitit 1991 dmth ramjës së komunizmit dhe diktaturës së egër të Enver Hoxhës, ai vullnetarisht shkon dhe vepron si meshtar në Shqipëri gjegjësisht në Famullinë e Durrësit, në argjipeshkvinë Durrës-Tiranë. Këtu ishte vikar gjeneral dhe drejtor i Caritasit argjipeshkvnor.
Është njëri ndër meshtarët e parë që shkoi në Shqipëri pas çlirimit nga komunizmi dhe dhënies së lirisë fetare.
Në shërbim të Zotit dhe njeriut!
Qysh si fëmijë i ri ndjeu thirrjen e Zotit, thirrjen për tu bërë meshtar, për t’i shërbyer Zotit dhe njeriut, atdheut. Këtë thirrje ai e ndjeku që nga mosha e tij fëmijërore, pra 12 vjeçare. Mesiguri se nuk e kishte aspak lehtë që në këtë moshë të ndahet nga prindërit, vëllezërit e motrat e tij, nga familja e farë e fisi, mirëpo dashuria e flaktë për t’i shërby Zotit mbizotëroi ndaj të gjithave, kështuqë me përkushtim të madh, me sakrifica të mëdha, pranë varfërisë që mbretëronte atëkohë ai nuk u dorëzua. Vazhdoi shkollimin, tejkaloi me ndihmën e Zotit dhe familjes të gjitha sfidat, baticat e zbaticat, përfundoi shkollimin e më pas u shugurua meshtar. Meshtar u shuguruar vitin 1965 në Kishën e fshatit Binçë, pra në vendlindjen e tij të dashur.
Ishte kjo ditë madhështore, ditë gëzimi e lumturie, ditë e madhe dhe e paharruar ku pas shumë vitesh pra që nga shugurimi i don Mark Sopit të parë (1838 - 1888) kjo famulli nuk pati meshtar. Pra, rrugën e don Mark Sopit e ndjeku edhe Mons . Don Damjan Kurti, ku i cili do trasoj dhe hap rrugë shumë e shumë të rinjëve e të rejave tjerë për thirrje të shenjtë dhe shkollim e afirmim, ngritje intelektuale.
Edhe si meshtar i ri menjëherë hasi në vështirësi të mëdha, meqë aso kohe në trojet tona sundonte apo më mirë të themi pushtetin e mbante komunizëm-ateizmi që aspak nuk ishte i disponuar mirë ndaj meshtarëve e në përgjithësi Kishës katolike të cilën e konsideronte armike të përbetuar. Punën meshtarake aso kohe e bënte të vështirë edhe mungesa e madhe e meshtarëve dhe motrave të nderit.
Vitet kur Mons . Don Damjan Kurti bëhet meshtar ishin vite të vështira, kohë tubullirash, kohë pa kohë, kohë kur njeriu kishte filluar të harroj Zotin, pak shkaku i neglizhencës e pak frikës nga sistemi, apo edhe ideologjia e cila propagandonte atëherë një jetë pa Zot. Ishin vite të vështira meqë edhe mentaliteti ishte i ultë falë armiqëve të përbetuar të shqiptarëve të cilët nuk dëshironin që të rinjët shqiptarë të shkollohen, e vetdijsohen, pra edhe kjo ishte një sfidë e madhe për një meshtar intelektual, të ri, plotë ambicie dhe të vendosur, ishin edhe ditë e kohëra të varfërisë, skamjës…
Një jetë në shërbimt të edukimit të të rinjëve!
Kështu me ndërmjetësimin e tij shumë të rinjë nga ky fshat ku shërbeu një kohë të gjatë të jetës së tij, morën e ndjekën rrugën e meshtarisë, shumë femra u përcaktuan për jetë rregulltare dhe të gjitha këto i bërën pikërisht duke marrë shembull nga jeta e shenjtë e Mons . Don Damjan Kurtit. Ai dërgoi në seminar (gjimnaz e kuvende shumë të rinjë e të reja) të cilët vazhduan jetën e tyre në shërbim të Zotit e njeriut, në shërbim të mirës, paqës e drejtësisë…
Shumë të rinjë përfunduan shkollime të larta e fakultete që dua të them falë lutjeve dhe ndërmjetësimit të meshtarit tonë të dashur, falë sakrificës së tij, falë angazhimit të pashoq të këtij meshtari shumë të rinjë e të reja u bënë vetvetja.
Ai gjatë tërë rrugëtimit të shkollimit të rinjëve ishte në një mënyrë përcjellës i jetës së tyre, gjithnjë i vizitonte të rinjët e të rejat kahdo ishin në shkollim ata, i këshillonte, mësonte e mbi të gjitha i përcollte edhe materialisht edhe me lutje e bekime. Një kohë të gjatë ishte kujdestar apo përgjegjës i nxënësve kandidat për meshtar e të cilët studijonin anë e mbarë Jugosllavisë së atëhershme si në Suboticë, Zagreb, Rijekë, Gjakovo, Sarajevë etj…, pra nuk ishte punë e lehtë të ket në mbikqyrje të gjithë ata kandidat e të rinjë që përgaditeshin për të qenë meshtarë, nuk ishte lehtë pranë gjithë punëve meshtarake në famulli e që kërkoheshin e priteshin nga ai. Nuk ishte lehtë që thuajse për çdo tre katër muaj ti vizitoj seminaristët e studentët e teologjisë, por ai këtë prapë e bënte me kënaqësi dhe në prezencën e të rinjëve ndihej shumë mirë dhe gjithnjë i disponuar.
Mirëpo, pikërisht ky angazhim, ku kujdes i tij, bëri që me vetdijsimin e të rinjëve arriti edhe e mira tjetër, kështu falë meshtarit dhe të rinjëve në famulli e gjetiu filluan edhe falja e gjaqeve dhe ngatërresave, që ishin jo në numër të vogël, me iniciativën e tij filloi edhe pajtimi i familjeve të ngatërruara, pajtimi i popullit shqiptar të cilës qështje ia kushtoi tërë jetën ky meshtar dhe bari paqëdashës. Ishte i palodhur kur ishte në pyetje ndonjë ngatërresë dhe deri nuk bënte paqe ai nuk dinte të ndalej. Kuptohet për të arritur suksese në këtë, siç potenconte shpeshherë gjatë jetës së tij ishte edhe lutja e rruzarës së shenjtë, jeta e përshpirtshme, shembulli i mirë aduekuat, ndihma e Atit qiellor i cili i gjente apo sillte gjithnjë edhe bashkpunëtorë e burra të mirë, të fjalës e besës, burra që ia donin të mirën familjes shqiptare, popullit shqiptarë në përgjithësi apo siç thoshte vet: “çelësi i suksesit për të fituar zemrat e të rinjve për të ndjekur rrugën e zërin e Zotit ishte lutja për thirrje të reja!”. Ai ishte në ndihmë të familjeve, në ndihmë të varfërve, në ndihmë të sivllezërve të tij meshtar, ata gjithënjë i mësonte dhe këshillonte për një jetë të shenjtë, të denjë meshtarake, për një jetë vërtetë kushtuar Zotit dhe njeriut, Kombit. Ai gjatë jetës kontribuoi dhe nuk iu nda as punës intelektuale, ishte bashkëpuntorë i ngushtë në themelimin e revistës mujore të ipeshkvisë Drita ku me vite të tëra shkroi artikuj të shumtë veçmas lidhje me martirët e Binçë, Stubllës…gjatë viteve 1846-48, martirët të cilët edhe ishin shembull i jetës dhe sakrificës së tij.
Ishte i palodhur dhe shembull i meshtarisë!
Dhe kur ndoshta pas shumë e shumë punëve të bëra në Ipeshkvinë e Kosovës, pas shumë sakrificave e vështirësive jetësore si meshtar, pas shumë sfidave kur menduam se ndoshta I nevoitej pak pushim ai punoi edhe më tepër! Pikërisht sikur një shqiponjë, ai luti e mezi pritëte hapjen e shqipërisë, lirinë fetare për të cilin qëllim edhe lutëte shumë. Dhe ndodhi ashtu, vitin 1991 kur u hapën kufijtë e shqipërisë diktatoriale, shqipërisë komuniste, pra pas ramjes së diktaturës dhe arritjes së demokracisë në vend, ai si shqiponjë krah hapur vullnetarisht kërkon të shkoi në shërbim të vëllezërve e motrave në Shqipëri. Pra, është ndër meshtarët e parë që pranoi të shërbej këtij populli martir. Këtë dëtyrë, shërbim e përqafoi me dashuri të madhe, siç edhe shërbeu për vite të tëra pikërisht deri ditën e kalimit të tij në amshim me dashuri e vetflijim. Mons . Don Damjan Kurti në një intervistë thënë revistës Drita në tetor 2007 lidhje me shkurjen e tij në shqipëri thot kështu: “Isha në pushime me seminaristët diku në Budvë, më thërret në telefon Don Mark Sopi. Atë e kishte kontaktuar një kardinal dhe e kishte lutur të shkonim në Shqipëri. Ende ishte fillimi, e disa pjesë sado kudo kishin ndonjë meshtarë, por zona e Durrësit nuk kishte asnjë, dhe sapo erdhëm në të gjitha anët na thirrshin besimtarët t’i hapim kishat. I kemi hapur prej këtu deri në Rubik. Ishte një punë shumë e rëndë. Edhe sot është shumë vështirë, sepse njerëzit lëvizin shumë, këta nga Durrësi shkojnë për Itali, ata nga zonat malore vijnë këtu, e kështu assesi të përfundohen pagëzimet e të rriturve, vazhdimisht rrjedhin si një lum. Për shembull, një regjistër të besimtarëve që e kemi bërë dikur, më ai nuk vlen, sepse komplet popullata është ndërruar. Por në përgjithësi është pak më lehtë sepse ka meshtarë më shumë edhe pse është një numër i konsiderueshëm i besimtarëve, mendoj mbi dhjetë mijë janë katolikë. Por jetojnë në kushte shumë të vështira, një numër i madh jetojnë ende nëpër baraka. Edhe terreni këtu është i pa përshtatshëm, sepse dikur ishte moçalishte, e kur Enveri i hapi kanalet mendoj t’i bëjë tokë buke, por kishte harruar se kur të ikën uji këtu mbetet kripa. Me të gjitha këto probleme ata drejtohen te kisha, mendojnë se kisha është çelësi i të gjitha problemeve të tyre.
Edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë ai nuk u ndal për të dhënë kontriboutin e tij vëllezërve të tij nga Kosova, kur ata gjindeshin në momentet më të vështira të jetës së tyre, rreth refugjatëve dhe ndihmës e kujdesit ndaj tyre, Mons . Don Damjan Kurti kështu thot në një intervistë: „Këtu kemi pasur një qendër strehimi, ku edhe i pranonim, e përreth Durrësit i kemi pasur pesë pika, e së bashku me shumë bashkëpunëtorë i kemi shërbyer mbi 80.000 refugjatë. Në fillim kemi vuajtur të gjithë së bashku për ushqim, derisa nuk erdhën organizatat e huaja, e pastaj ata i morën punët në dorë. Sot shumë njerëz nga Kosova që i takoj, flasin me admirim për Durrësin. Këtu, te kisha, neve na kishin dhënë një tendë të madhe ushtarët italianë që të shërbente si shkollë, e ne mirë e dinim se Kosova ka nevojë edhe për lutje, e kështu atë tendë e bëmë edhe shkollë, edhe kishë edhe xhami. Aty bënim lutjet, nuk thoshim meshë, unë u lexoja edhe Biblën edhe Kuranin, i zgjidhnim pjesët më të bukura nga këto libra, bënim lutje spontane për ata që kishin mbetur në Kosovë. Kështu kemi pasur gati çdo ditë lutjet për Kosovën. Shumë të rinj më ndihmonin së bashku me disa mësues nga Korisha. Këtu i kam pranuar edhe disa refugjatë të sapoçliruar nga burgu i Mitrovicës, edhe pse nuk kishim vend të mjaftueshëm, prej Mitrovice në bregdet, kjo ishte provania e Zotit!! Ishte verë e kishin mundësi me u la në det, me pushu, e kështu sadopak me i harru ato brenga, ato mundime që i kishin përjetuar ata njerëz. Pra kisha katolike në përgjithësi, kudo nëpër Shqipëri e më gjerë, prej Shkodre e deri në fund të Shqipërisë e kudo nëpër Kosovë ka dhënë një kontribut të madh në strehimin e njerëzve, grave, fëmijëve, pleqve e të gjithë atyre që kishin qenë të detyruar t’i braktisin trojet e shtëpitë e veta. E nga njëherë me dhemb
zemra kur dëgjohet se kisha katolike nuk e ka dhënë kontributin e vet. Jo, kjo s’është e vërtetë. Kisha ka kontribuar mjaft, aq sa ka pasur mundësi e hapësirë. Të gjithë meshtarët, shqiptarë e të huaj misionar kemi bërë çmos që tu dalin në ndihëm refugjatëve. Monsinjor Rrok Mirdita na pati urdhëruar që kishat t’i vejmë në disponim të tyre për strehim. Nëse nuk keni ku t’i strehoni, strehoni nëpër Kisha, na pati urdhëruar ipeshkvi. E sot jemi krenarë për ndihmën që u kemi dhënë njerëzve që ishin në nevojë. Pra, këtij populli tragjik, kisha katolike ia ka dhënë ndihëm që askush tjetër s’ia ka dhënë.“
Bashkësia Ndërkombëtare për refugjatë për mundin dhe punë që bëri gjatë luftës në Kosovë e shpërblen me një çmim. Por neve shpresojmë dhe besojmë fortë se për gjithë punë dhe jetën e tij në sërbim të Zotit dhe njeriut, artdheut e ka shpërbly i Madhi Zot me jetë të pasosur, dhe se qysh tani ai gëzon lumturinë e amshuar në parajsë. Pushoftë në paqe.
Këtu ju sjellim në tërësi një intervistë me tashmë të ndjerin mons. Don Damjan Kurti të cilën e kemi patur disa kohë më parë për portalin e famullisë së Binçës.
Intervistë me Mons . Don Damjan Kurti
Vilson Marku: Mons . Don Damjan Kurti, shkurtimisht na thoni diç rreth biografisë Tuaj? Kur vendosët të merrni rrugën e meshtarisë, ku u shkolluat dhe përvojat tuaja nga ato ditë studentore?
Vilson Marku: Me përfundimin e suksesshëm të studimeve tuaja, ju si meshtarë i ri iu dhatë menjëherë punës në pastoral e ndërtime të objekteve fetare, meqë kishte me siguri mungesë të meshtarëve. Në ç’farë vështirësi hasët si meshtar i ri? Cilat ishin sfidat dhe ballafaqimet që të pritnin , dhe ne cilat famulli shërbyet ?
Por misioni im si meshtarë nuk përfundoi këtu. Duke parë nevojën e madhe për ndërtime, së bashku me mons. Nikollë Mini e ndërtova një kishë të re. Populli me ngulm të madh kërkonte ndërtimin e kishës, problem kryesor ishte pushteti komunist. Ata në fillim nuk lejuan ndërtimin e kishës , por pas kërkesave të famullisë e lejuan. Famullia nuk kishte shtëpi të përshtatshme dhe me leje të pushtetit, ndërtova shtëpinë e re për priftin dhe për murgesha. Pengesa kryesore ishte prap pushteti lokal komunist që pengonte çdo punë të mirë. Deri edhe pajtimet në mes familjeve që ishin në hasmëri.
Vilson Marku: E dimë se shembulli i juaj baritor bëri që shumë të rinj të ndjekin rrugën e meshtarisë dhe rregulltarisë si në aty ku vepruar si nga famullia jonë? Ku ishte çelësi i suksesit për të përfituar zemrat e të rinjve dhe të rejave për të ndjekur zërin e Zotit?
Vilson Marku: Me hapjen e kufijve dhe rikthimin e lirisë fetare në Shqipëri, Ju menjëherë vullnetarisht pranuat të shkoni në këtë shtet i cili ishte i mbyllur me dekada dhe pa besim në Zot, apo më mirë të themi të ndaluar të besojnë. Çka ju shtyri Juve të merrni këtë hap e t'iu dilni në ndihmë vëllezërve në Shqipëri? A nuk pati meshtar të rinj, meqë përvoja e juaj meshtarake ende na nevojitej në Kosovë?!
Vilson Marku: Në ç'gjendje e gjetët Shqipërinë, kishën e stërvuajtur dhe martire atje?
Vilson Marku: Kemi dëgjuar se në Shqipëri ju kanë pranuar shumë mirë besimtarët. E dimë se jeni meshtarë dhe keni edhe shumë obligime tjera në ipeshkvinë e atjeshme? Si arrini ti përballoni të gjitha ato angazhime?
Vilson Marku: E pashmangshme është pyetja; Keni qenë shumë të lidhur me të ndjerin Imzot Mark Sopin (së bashku edhe shkuat në Shqipëri). Ju lutem na thoni disa fjalë për bashkëpunimi tuaj me të? Dhe cilat mbresa nga jeta e Juaj meshtarake me Imzot Mark Sopin e ndjerë, i kujtoni me mall?
Vilson Marku: Si e kujtoni Binçën tuaj të cilën e vizitoni me mallëngjim dhe kurrë nuk e harroni? Ka ndryshuar shumë nga dalja e juaj kur zgjodhët e morët rrugën e shenjët të meshtarisë? Porosia e juaj për famullinë tonë, në veçanti për rininë tonë dhe lexuesit e rregullt të portalit tonë dhe revistës sonë famullitare?
Vilson Marku: Dhe për fund, ju lutem për një mesazh (porosi) të cilat si zakonisht kanë qenë dobiprurëse për meshtarë të rinj, për rregulltar dhe rregulltarë këtu në Kosovë.
Intervistoi : Vilson Zef Marku
No comments:
Post a Comment