
Deputetët e PD-së, pas deklaratës së kryeministrit Rama, u mblodhën në selinë e tyre në SHQUP dhe anuluan daljet për mediat. Një prej tyre ishte dhe kreu i Grupit Kuvendor, Edi Paloka, i cili kishte planifikuar një përballje me deputetin Taulant Balla në televizionin News24. Gazetarja Eni Vasili kishte ftuar në emisionin e saj deputetët Balla dhe Paloka, si dhe analistët Fahri Balliu dhe Ylli Rakipi. Në momentet e fundit Paloka është shprehur se s'do të jetë i pranishëm pa dhënë asnjë shpjegim. Për këtë arsye nuk është futur në emision as Taulant Balla,i cili po priste kolegun në studiot e televizionit. Gazetarja Vasili u detyrua t'i lërë bosh karriget e deputetëve dhe ta bënte emisionin e saj vetëm me dy analistët./index
No comments:
Post a Comment