Saturday, April 26, 2014

Vritet ne Patos 39 vjeçari Nikolin Rrapaj

Nikolin Rrapaj, 39 vjeç ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri në Patos, në rrethin e Fierit.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Policia beson se bëhet fjalë për atentat, pasi ai jetonte në katin e pestë në pallatin para të cilit u vra.
Mësohet se për kapjen e autorëve, policia ka ngritur postoblloqe si në hyrje dhe dalje të qytetit. Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Viktima, ishte i martuar dhe me 3 fëmijë dhe kishte pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku punonte si emigrant dhe kishte marrë në Patos një lokal me qira.

No comments:

Post a Comment