
Nga Agim Muhaxheri
Miku ynë, i forti, Amerika u thotë të vetëve në Kosovë: Keni kujdes, ruajuni ! Miku nuk ka siguri në “shtëpinë e shqiptarëve”, kjo ka domethëniuen e vet. Kosova hy në “listën e zezë” njësoj si Siria, Iraku… “Dordolecët e zinj” i ke kudo, i ke edhe në Kaçanik. Papagajtë AntiKosovë e kanë vendin në burg ! Tupani bie për atë që ka vesh !
State Departamenti i SHBA-së, e paska parë të arsyeshme që t’i paralajmërojë qytetarët e vet për kujdesin që duhet të kenë gjatë festës krishtere “Pashkët” në Kosovë, nga rreziku eventual që mund t’i kanoset nga persona të keqpërdorur në emër të fesë “islame”, me orinetim ekstrem…
Ky lajm i zi, trishtues, më rëqethi. Besoj se i ka rëqethur edhe njerëzit normal që rrojnë në Kosovë. Nuk janë rëqethur vetëm vehabistët, të cilët janë të zhveshur nga ndjenja kombëtare dhe vetën e quajnë “mysliman” (në shkrimet e tyre këtë fjalë e shkruajnë: musliman).
Shqiptarët jo vetëm të Kosovës, luftojnë në Siri. E bëjnë luftën në krahun e “al- Qaida-s”, organizatë kjo terroriste, armikut numër 1 të Amerikës. Disa nga ta, në Siri, siç shkruajnë gazetat kanë marrë edhe rolin e kamikazëve… Veshen me barut, shkaktojnë viktima. Luftojnë për vatan? Cilin vatan? Vatanin e huaj !!!
Fajin më të madh e kanë predikuesit e fesë islame, imamët e xhamive, të cilët vetë rrinë në “të terun”, ndërsa viktimat i çojnë në dhe të huaj, Siri për t’u ndihmuar “vëllezërve mysliman” !
Këta “profesorë” i miklon shteti ! Po t’ua tregoj shteti “dhëmbët” ndryshe do të këndohej kënga.
Këtij lajmi armiqtë tanë i janë gëzuar, i kanë fërkuar duart. I fërkon duart sidomos Serbia armike, e cila përmes vëllezërve të vet – arabëve ka investuar për krijimin e kësaj gjendje çfarë po mbretëron te ne.
Miku i mirë, i fortë, siç është Amerika, të bie shpullë. Të thotë: Këndellu, eja në vete, sa s’e ke mbushur kupën. Mesazhi është i qartë.Vetëm budallenjtë, ata që s’i kanë dy kokrra mend, nuk binden.
Nga armiku dihet se ç’të gjenë. Të pret thika ! Pastaj mos kukat !
Një ditë para këtij paralajmërimi amertikan, shikoj intervistën e shkrimtarit, socialistit Ben Blushit dhënë emisionit “Zona B” të Klan Kosovës. Ai fliste për librin e tij më të ri “Hëna e Shqipërisë”. Tregoi se rruga e shqiptarëve s’është Lindja, po Përendimi… Ndikimi që po bënë Turqia s’është shenjë e mirë për shqiptarët, thoshte ky shkrimtar.
E përmendi dhe Maqedoninë, të parin e PDSH-së Menduh Thaçin, i cili për zgjedhjet presidenciale në këtë shtet të brishtë i është drejtuar shqiptarëve me “musliman”. Ka përdorur zhargonin e njejtë me ata që na përbuzin dhe na quajnë “shqiptarët musliman” !!! Drejtuesi i këtij emisioni Batoni (Haxhiu) ndërhyri, ironizoi, se shqiptarët dikur thoshin: Unë jam komunist, pastaj shqiptar !
Titulli i librit të Blushit përbëhet nga dy fjalë dhe një nyje: Hëna + e = Shqipërisë. Fjala “hëna” më zgjoi asocimin e atij që ka pirija, “dreqnit në bark”. Në popull thuhet: Ky është hanë hanë… E kapin pirijat, dreqërit… Në këtë kuptim latinët e kanë shprehjen: “Lucida intervalla” që i bie: Momentet e ndritshme te të marrët.
Edhe kjo gjuhë e pistë e këtij Thaçit (të Maqedonisë) nuk është e rastësishme.
E ka paguar dikush M. Thaçin ta vjellë nga goja e tij fjalën “shqiptarë musliman”, apo këtë e ka bërë nga mosdija ? Nëse e ka bërë nga mosdija, atëherë ky nuk ka lidhje me politikë, është injorant në politikë, politikan naiv.
Paralajmërimi amerikan drejtuar të vetëve: Keni kujdes, ruajuni në Kosovë !, është një ogur i keq për ne. Tupani bie për atë që ka vesh !
Të hysh në “listën e zezë” si Siria, Iraku…, s’është puna për mashallah !
Ndihet i shqetësuar dhe profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabir Hamiti. Ky thotë: Kurre nuk ka qene ne traditen shqiptare qe mysafiri te jete i rrezikuar ne votren e tyre, e aq me pak nje aleat dhe nje mik yni i forte, ne kohët dhe momentet më të vështira që po kalonte populli ynë, atëherë kur sytë dhe shpresa e gjithë neve ishin drejtuar kah Zoti dhe SHBA me aleatët e saj ! Le ta dijë dhe kuptoj çdonjëri se kush nuk është mirënjohës ndaj njerëzve ai nuk është mirënjohës as ndaj Zotit !
Anëkënd Kosovës, një pjesë e shqiptarëve janë arabizuar dhe turqizuar. Veshen si arabët, si turqit me shallvare.
Ndërkaq, të rejat janë të mbuluara me të zeza, nuk u shihen as sytë. Imitojnë arabët, turqit. Kosova s’është Arabi, as Turqi ! Kësi “dordoleca të zinj” i ke edhe në Kaçanik. Një mik imi më rrëfen: Me t’u kthyer vajza ime e vogël nga shkolla, rrugës për në shtëpi has në “dordolecët e zinj”, frikësohet…
Nuk ka kompromis me ata që bëjnë propagandën për Sirinë ! Papagajtë AntiKosovë e kanë vendin në burg !
No comments:
Post a Comment