Saturday, April 26, 2014

Shumica e gjermanëve nuk duan që Gjermania të miratoj sanksione të reja kundër Rusisë

GAZETAEXPRESS E shtune, 26 Prill 2014 21:11 

Pavarësisht retorikës së ashpër të kancelares Angela Merkel dhe kërcënimeve për sanksione të reja kundrejt Rusisë përveç ndalimit të vizave dhe ngrirjes së aseteve që janë në fuqi, këto kanë ndikuar në popullatën e gjerë.


Ndërsa pothuajse gjysma e gjermanëve duan që Berlini të jetë një urë lidhëse mes Perëndimit dhe Rusisë, banorët e pjesës lindore të vendit, janë më skeptikët rreth sanksioneve të reja, tregojnë anketat.
Me dyshimet e artikuluara nga politikanët e krahut të majtë, përfshirë Gregor Gysi, një anëtar drejtues i Partisë së majtë, i cili e ka akuzuar Merkel se po mbështetë "fashistët" në qeverinë e re të Ukrainës, disa banorë ende ndjejnë ngrohtësi ndaj Rusisë.
Duke shtuar këtu lidhjet e forta të biznesit mes Gjermanisë dhe Rusisë dhe skandalin e përgjimit të Merkel nga ana e SHBA've, ka sjellë një kundërthënie të madhe në mesin e votuesve rreth përgjigjes së Berlinit.
Sondazhet e këtij muaji tregojnë se rreth 49 për qind e gjermanëve duan që Berlini të jetë ndërmjetës në mes të NATO's dhe Bashkimit Evropian dhe Rusisë. Vetëm 45 për qind e tyre mendojnë se Gjermania duhet të pozicionohet vendosmërisht në aleancën Perëndimore.
Disa sondazhe treguan se vetëm 38 për qind e gjermanëve mbështesin sanksionet ekonomike kundrejt Moskës.
Dhe e gjithë kjo pjesërisht ka të bëjë me biznesin. Rreth 6.200 kompani gjermane punojnë me Rusinë dhe tregtia dypalëshe arrin në 76 miliardë euro. Sanksionet ekonomike, thonë biznesmenët, do të mund të dëmtonte ekonominë më të madhe në Evropë.

No comments:

Post a Comment