Monday, April 28, 2014

Pacolli: Jam kalitur tashmë me shpifjet e Jakup Krasniqit


Pacolli: Jam kalitur tashmë me shpifjet e Jakup Krasniqit
Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj kryekuvendarit Jakup Krasniqi, ku ky i fundit i ka kërkuar Pacollit të sqarohet për atë se si ka ardhur në postin e presidentit.
Pacolli ka reaguar përmes rrjetit social Facebook, ku po ua sjellim reagimin e plotë: 
Sot nëpër mediet dhe portalet e Kosovës, po qarkullon lajmi se gjoja unë paskam dërguar dikë Jakup Krasniqit, “për t`ia blerë votën e tij”.
Unë jam I detyruar të merrem me të për shkak të funksionit që ai aktualisht e mban, ngase me të personalisht nuk do të merresha prejse kur e ka përbuzur sofrën time në gusht të vitit 1999 në Lugano.
E kuptoj nevojën që zoti Krasniqi ka, për më shumë promovim mediatik dhe sinqerisht, duke u nisur nga një logjikë e shëndoshë nuk do t`ia vlente kurrsesi që unë të merresha me të.
Opinion publik, e informoj se tanimë jam kalitur me akuza shpifëse në adresën time, që nga koha kur kam ardhur në Kosovë dhe shpifjet e Jakupit I konsideroj si të radhës.
Unë I them atij se ka bërë gabim të madh dhe shkelje nën betim që nuk e ka denoncuar këtë shpifje nëse ai e konsideron fakt.
Do të ishte mirë, që organet kompetente të merren me këtë punë, ngase tingëllon e rëndë që një kryeparlamentar I një shteti të civilizuar të gënjen.
Për hirë të opinionit publik, me përgjegjësi morale dhe materiale, deklaroj se asnjëherë nuk kam kërkuar favore nga Jakup Krasniqi dhe do të isha shumë I lumtur që kjo të ndodhë edhe në të ardhmen.
Nga këtu po I drejtohem me një adresim, “Jakup ti je I frustruar për arsyet të cilat ti vet I di”.
Sa më përket mua, unë I bëj thirrje prokurorisë vendore dhe të Eulexit, që ex oficio që të hapë hetime rreth deklaratës së Jakup Krasniqit. Nëse kjo mungon, unë do të ushtroj kallxim penal ndaj Jakup Krasniqit.

No comments:

Post a Comment