
Në këtë sondazh, të anketuarit e elektoratit urban kanë shprehur dhe opinionet për tre politikanët kryesorë Ramën, Metën dhe Bashën. Vlerësimi për punën e qeverisë Rama ishte një tjetër pikë që hapi debat në studio: Të anketuarit kanë vlerësuar punën e ministrave të përzgjedhur nga Kryeministri Rama, në këto 7 muaj.
46% mendojnë se qeveria ka punuar mirë në fushën e ekonomisë, ndërsa 34% mendojnë se ka punuar keq.
Për rendin publik, 55% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 35% keq.
Në arsim, 45% vlerësojnë ekzekutivin, ndërsa 25% mendojnë të kundërtën.
Në fushën e shëndetësisë, 46% mendojnë se qeveria ka punuar mirë, ndërsa 40% keq dhe në sektorin energjetik 54% pohojnë se ekzekutivi ka punuar mirë, ndërsa 28% e të anketuarve mendojnë keq.
Nga sondazhi bie në sy se raporti i opinionit pozitiv ndaj atij negativ për situatën e rendit është identik me raportin e votave mes dy koalicioneve, e kjo mund të ketë ardhur edhe si ndikim nga politizimi i çështjes së rendit në vend./iNDEX.AL
No comments:
Post a Comment