
Në këtë tubim dyditore (26-27 prill) në Preshvë qëndruan: Alfred Mojsiu, ish presidenti i Shqipërisë, Teuta Arifi kryetare e Tetovës, Flora Brovina ,deputete, Bajram Ibraj, kryetari i Federatës së Paqes si dhe shumë personalitete të tjera nga treavt toan shqiptare. Perosnalitetet shqiptare u pritën nga liderët dhe përfaqësuesit e Luginës së Preshevës si nga Galip Beqiri, kryetar i KKSH, Nagip Arifi, kryetar Bujanocit, Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevë, Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit, Skender Destani (BDL) nënkryetar i Preshevës etj…

Ish-presidenti Moisiu ka kërkuar falje që s’ka pasur mundësi ta vizitonte Preshevën në kohën kur ishte president.
“Ardhja ime për herë të parë në viset e banuar me shqiptarë është kënaqësi e madhe për mua që pata rastin t ju përshëndes dhe për të parë hallet e juve që ne dhe komuniteti ndërkombëtar kemi njohur dhe jemi të shqetësuar se me vite të tëra mbaheni të diskriminuar. Prandaj, Beogradi nëse pretendon të hyjë në BE duhet ndryshuar kursin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës..“ – ka pohuar Moisiu për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë”, pas tubimit.
“Nëse Beogradi i ka harruar këta shqiptarë, ketë nuk duhet ta bëjë Tirana e Prishtina. Prandaj, Shqipëria dhe Kosova duhet të përkujdesen për shqiptarët e Luginës së Preshevës..Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian mund të ndihmoj shumë në realizimin e të drejtave të pakicave…” ka pohuar Moisiu.

No comments:
Post a Comment