Sunday, April 27, 2014

Maqedoni , jane numeruar 95% te votave :Gruevski dhe Ahmeti fitojne bindshem

Shkup, 27 prill- Sipas të dhënave të Asociacionit "Most" del se tek subjektet shqiptare rezulton të ketë epërsi bindëse BDI e Ali Ahmetit për nga mandatet karshi PDSH-së. 
Kështu në Njësinë zgjedhore 1 BDI del me 3 mandate, kundrejt 1 të PDSH-së, në Njësinë 2, 4 mandate për BDI-në kundrejt 1 të PDSH-së, në Zonën 5 BDI del me dy mandate karshi asnjë të PDSH-së dhe në Njësinë 6, 9 mandate për BDI-në, 4 për PDSH-në dhe 1 për RDK-në.
 Ndryshe nga rezultatet e "Most" rezulton që VMRO-DPMNE të ketë 63 mandate, ndërsa LSDM 34 , BDI 18 deputete, PDSH e Menduh Thaçit 7 deputete ndersa RdK e Rufi Osmanit 1 deputet.
Nderkohe deri tani jane numeruar 95% e votave.

No comments:

Post a Comment