
Mundet që Kryeministrit i
duhej (diplomatikisht) që ta lavdëronte Pons Pilatin , ndofta “për sy e faqe”,
për hirë të një komunikimi modern a ku e di se pse ; ndofta edhe për arësyen e
thjeshtë që edhe Pons Pilati , njëlloj si edhe Juda Iskariot, janë pjesë e
historisë e Jezu Krishti nuk bën dot pa to njëlloj siç e mira nuk është e mirë
pa të keqën apo edhe dita nuk është e tillë po qe se nata nuk ekziston. Për hirë
të kësaj dialektike patohem me Kryeministrin që e lavdëroi Sali Berishën ,
madje them se duhet ti japë edhe një dekoratë… Po po për “merita të veçanta”.
Ja disa prej tyre:
1.
Sali Berisha, në 15 shtator të vitit 1993, me pushtetin e
plotfuqishëm si president Republike, nënshkroi marrëveshjen kriminale me
Milosheviçin, për furnizimin e Serbisë me karburante e armë, ndërkohë që Serbia
kishte nisur dhe po vazhdonte përgjakshëm genocidin spastrues etnik të
shqiptarëve në Kosovë, por edhe në Bosnje -Hercegovinë duke shkelur embargon e
vendosur nga SHBA dhe ndërkombëtarët.
2.
Sali Berisha, me pushtetin e plotfuqishëm si president
Republike, përndoqi , arrestoi dhe asgjësoi një pjesë të drejtuesve të UÇK-së që kryenin veprimtari nga Shqipëria, duke e
realizuar këtë nëpërmjet SHIK-ut të
Bashkim Gazidedes dhe Visho Ajazi Likës.
3.
Sali Berisha pranoi dhe realizoi takimin me kryemafiozin serb, anti-shqiptarin Zhelko Raznatoviç i njohur ndryshe si Arkani dhe presidentin serb Slobodan
Milosheviç, për të ndërtuar politika e veprimtari të përbashkëta unike, kundër
pavarësisë së Kosovës dhe sabotimin e luftës çlirimtare të UÇK.
4.
Sali Berisha, i vetëshpalluri “patriot”, doli hapur publikisht
kundër marrëveshjes së “Rambujesë” duke bërë deklarata në favor të genocidit,
interesave e politikave anti-shqiptare serbe, ndërkohë që Kosovën e mbështetën
gjithë aleatët ndërkombëtarë.
5.
Sali Berisha, gjatë periudhës së tij si Kryeministër i vendit i
ka dhënë firmave serbe gjithë tenderët e blerjes, shitjes dhe transmetimit të
energjisë elektrike.
Sali Berisha, me pushtetin e tij absolut si kryeministër, emëroi
serbin anti-shqiptar Damir Fazlliç, si anëtar të Këshillit të Sigurisë
Kombëtare Shqiptare, me të drejtë të plotë për të marrë e kontrolluar çdo
informacion mbi zhvillimet apo sekretet që lidhen me sigurinë kombëtare të
Shqipërisë. Damir Fazlliç , miku i
tij i familjes , është nipi i
Jovica Stanshiç, ish shefit te UDB-se , me lidhje te drejtperdrejta me Dushan
Spasojeviç , shefin e klanit te Zemunit, që u vra nga policia serbe më 27 Mars
2003 , gjate nje operacioni kunder vrasesve te ish Kryeministrit te ndjere
Gjingjiç. Damir Fazlliç eshte nje nder te akuzuarit per shantazh financiar ,
per lidhje me klanin e Zemunit, per komplotim
ne vrasjen e ish kryeministrit serb …
6.
Sali Berisha, ende pa u kthyer në pushtet në vitin 2005, me
porosinë e shërbimeve sekrete serbe, futi në PD, në politikën shqiptare dhe në
kupolën e qeverisë, eksponentin pro-serb Lulëzim Basha, i cili në bashkëveprim
me shërbimet sekrete serbe, ka përgatitur sipas platformës serbe dosjet
hetimore për arrestimin, burgosjen dhe vrasjen e 30 drejtuesve e luftëtarëve të
UÇK
Kryebashkiaku
i Tiranës, Lulëzim Basha, ka deklaruar në Prishtinë se ka pasur krime lufte dhe
se ka punuar në Kosovë për ti zbardhur këto krime derisa ka punuar në Kosovë,
si staf i UNMIK'ut.
Basha mundohet
ti hedh sy njerzve duke thene para gazetarve se “Askush dhe asgjë nuk mund të
njollos luftën e drejt të UÇK-së për çlirimin e Kosovës por nga ana tjetër ka
pasur krime lufte, ka pasur një punë për t’i evidentuar ato dhe unë ndjehem
krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje. Çdo përpjekje për të demonizuar
këtë luftë është primitive dhe ka në thelb paragjykime ndaj shqiptarëve”, ka
thënë ai.
Ka pasur krime lufte, ka pasur një punë për t’i evidentuar ato dhe
unë ndjehem krenar që kam qenë pjesë e kësaj përpjekje".
Basha,
këto komente i ka bërë me rastin e ndarjes së çmimit “Qytetar nderi i Komunës
së Prishtinës”, nga kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Në fund të kësaj
ceremonie ai është lutur nga gazetarët të komentonte, përmendjen e emrit të
tij, në mesin e atyre që kanë kontribuuar në mbledhjen e dëshmive kundër
pjesëtarëve të UÇK-së, në kohen sa ai punonte si përkthyes i misionit të
UNMIK-ut në Kosovës.
Gjatë
gjithë këtyre viteve Basha është mbrojtur nga Berisha më shume se çdo kush
tjetër (ashtu si vartësi mbron bosin). Gjyqtarë të lartë e prokurorë të
përgjithshëm janë shkarkuar/emëruar për të mënjanuar ndëshkimin e Bashës. Por
jo vetëm kaq. Bashës ju dha në Tiranë një mandat kryebashkiaku botërisht i
fallsifikuar, si kurrë në ndonjë histori zgjedhjesh në botë, thjesht e vetëm që
një agjent tjetër serb të trashëgoj politikisht atë paraardhësin (Berishën).
Këto ditë ai vijon një fushatë të çuditshme zgjedhjesh, jo në favor të Berishës në ikje, por për kryetar të PD-s. Në këtë vazhdë janë gjithashtu edhe ca tituj fiktivë "qytetarë nderi" (të rekomanduar nga UDB) që disa bashki në Kosovë po i japin atij, se gjoja ka suport mbarë shqiptarë. Lufta e vërtetë e Bashes sot është kundër Jozefinës që ka suport katolik europian nga "European People's Party" (EPP), ndryshe nga Basha me më shumë suport sllav.
Këto ditë ai vijon një fushatë të çuditshme zgjedhjesh, jo në favor të Berishës në ikje, por për kryetar të PD-s. Në këtë vazhdë janë gjithashtu edhe ca tituj fiktivë "qytetarë nderi" (të rekomanduar nga UDB) që disa bashki në Kosovë po i japin atij, se gjoja ka suport mbarë shqiptarë. Lufta e vërtetë e Bashes sot është kundër Jozefinës që ka suport katolik europian nga "European People's Party" (EPP), ndryshe nga Basha me më shumë suport sllav.
7.
Sali Berisha, me fuqinë e pushtetit absolut si kryeministër, në
këto 8 vite vjet pushtet, pengoi futjen e prodhimeve kosovare në Shqipëri e ato
shqiptare në Kosovë, ndërkohë që ka lënë të lirë tregun shqiptar për prodhimet
serbe.
8.
Sali Berisha, bllokoi projektin për ndërtimin e linjës
400-kilovoltë të inter-konjeksionit energjetik Kosovë-Shqipëri, duke i dhënë
Serbisë monopolin e tregut të energjisë në Kosovë e në rajon.
9.
Sali Berisha, në pushtetin e tij të viteve 1992-1997 ka
miratuar 345 ligje pro interesave serbe-greke dhe 975 ligje pro serbe-greke për
energjinë, kufijtë, shtetësinë, etninë, fenë, bankat, arsimin, tregtinë dhe
monopolet.
10.
Sali Berisha,dhe tre bashkepunetorët e tij më të ngushtë(ndjesë
për mos reklamimin e emrave të tyre , por asnjëri prej tyre nuk është gjallë) kanë
shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në ambasadën
jugosllave dhe janë takuar me oficerë të UDB-së. Në aeroport ata janë përcjellë
vetëm nga shoferi i ambasadës, por që nuk ishte serb por shqiptar. Ky person
kur i ka parë në televizion këta persona ka thënë se i njoh dhe këta kanë marrë
në ambasadën jugosllave 17 milion dollarë dhe janë tradhëtarë të kombit
shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin jugosllav
ku Shesheli i kërkoi Millosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarët dhe ky
i fundit iu përgjigj: “Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se vriten me
njeri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të
Serbisë”
11.
Sali Berisha për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me
përfaqësues të zbulimit grek, serb dhe vendeve arabe dhe ka bërë për këtë cdo
lëshim. Ai i ka paguar një shoqërie amerikane për t’i bërë fushatën 28 milion
dollarë, ku ndërmjetës ka qenë një prej gazetarëve të njohur në vend që tashmë është
kundërshtar i përbetuar i tij.Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i
UDB-së që ka hartuar strategjinë e shkatërrimit të kombit shqiptar dhe po e bën
atë realitet. Ai ka kohë që është bërë emisar i Serbisë së bashku me disa
bashkëpunëtor të tij. Ai po e mban situatën destruktive dhe gjerndjen e
tensionuar në Shqipëri, për të sabotuar pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e
cështjes came dhe pronave të shqiptarëve në tërësi.
12.
Gjatë kohës që Berisha ishte President , në
Tiranë, u arrestua Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. Përmendet dhe një antentat
ndaj Hashim Thaçit ku mbeti i vrarë shoku i tij i dhomës gazetari Ali Uka.
No comments:
Post a Comment