Saturday, April 26, 2014

Kreu i SHISH Visho Ajazi eshte "marre peng"

Kreu i Shish-it  Visho bën lojëra fjalesh

          Vetëm pak minuta më parë kreu i Sherbimit Informativ Kombëtar , i zënë ngushtë nga reagimi i NATO-s lidhur me informacionin e porositur nga Sali Berisha “për të ashtuquajturin trafik të drogës më avionë “ deklaroi në një deklaratë për media se nga ana e Sherbimit që ai drejton nuk ka asnjë fart të vertetuar lidhur me trafikimin e drogës nga ifrastruktura ushtarake. Visho ,i ”marrë peng” nga Sali Berisha ka përpiluar një document evaziv , në formën e një informacioni për Ministrinë e Mbrojtjtes gjoja për ulje avioanash në aeroportin e Gjadrit . Në një pozitë shumë të vështirë , pas një idjotësie të tillë , Visho bën sot lojëra fjalësh duke lënë të kuptohet se gjithçka e dalë nga institucioni I tij nuk është gjë tjetër veçse “një dyshim i pa vertetuar ende”. Kreu i Shish-it i bën thirrje medias dhe politikës që të mos spekullojnë me Sherbimin Informativ Kombëtar , por në mes rreshtave të deklaratës së tij lexohet qartë që ai është i ”marrë peng”.Gj.Z

No comments:

Post a Comment