BDI shpalli fitoren në zgjedhje. I konsideron si fitore për shqiptarët.

Ashtu siç paralajmëroi më herët Gazeta Express, BDI udhëheq në zgjedhjet në Maqedoni.
"Shqiptarët dhe myslimanët të jenë të qetë sepse nesër mund të dëgjojnë lirisht ezanin e sabahut – BDI ka fituar mbi 150 mijë vota dhe ka korrur fitoren më të madhe që nga fillimet e saj", theksoi shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor, Abdilaqim Ademi në hapjen e konferencës me mediat, raporton INA.
Ai tha se, nga rezultatet e deritanishme, BDI është fituese absolute e këtyre zgjedhjeve dhe se fitorja e saj është e përmasave historike.
“Kur morëm vendimin për zgjedhjet e parakohshme, thamë se ne jemi gati. Sot u themi të gjithëve: ne jemi këtu”, tha Ademi.
Ai u shpreh se shqiptarët kanë dëshmuar kulturë qytetare dhe politike, si “një vlerë e instaluar nga BDI”.
Ai paralajmëroi daljen për media të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili duhet të shpallë edhe zyrtarisht fitoren.
Sipas informacioneve paraprake, BDI ka fituar në Njësinë nr. 1 mbi 25 mijë vota përkundrejt PDSH-së me rreth 9 mijë vota.
Ky raport i rezultatit shoqëron thuajse të gjitha komunat shqiptare.
Ky raport i rezultatit shoqëron thuajse të gjitha komunat shqiptare.
Thaçi: PDSH ka fituar 8 - 9 deputetë
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një konferencë me gazetarët ka theksuar se njeh pjesërisht zgjedhjet parlamentare, dhe se tha se nuk pranon sidomos rezultatin e BDI.
"BDI mos festoj kot se nuk kam ndërmend t'ua pranoj rezultatin. Rezultat i cili vazhdon ti ngjajë Koresë Veriore, pra rezultatin nuk ua pranoj. Ato janë vota të vjedhura", theksoi Thaçi, duke komentuar se njeh pjesërisht rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme.
Ai tha se janë 57 mijë vota të vjedhura dhe të fituara sipas tij me dhunë nga ana e BDI-së dhe se për këtë ai ka numëruar votat e fituara dhe rezultatin e BDI dhe PDSH në disa vendbanime në rajonin e Tetovës dhe Shkupit.
Lideri i PDSH-së, sërish ka theksuar se PDSH do të vazhdojë bisedimet për hyrje në Qeveri dhe se sipas tij PDSH ka fituar 8 – 9 deputetë.
“Sipas gjitha gjashave PDSH do të ketë 8 deri 9 deputetë të mjaftueshëm për të vazhdu bisedimet. Është shumë interesant se bojkotuesit e zgjedhjeve presidenciale dhe se interesant është se në fshatrat shqiptare ivanov dhe pendarovski kanë marrë vota aq sa kandidati i PDSH-së në raundin e parë. Por megjithatë LSDM dhe Pendarovski shkojnë në histori”, deklaroi kryetari i PDSH-së. /Ekspres
No comments:
Post a Comment