“A mund ta paramendosh mediokrin si ministër? Para se të vijë në atë
pozitë, ai është plotë me brenga për të arritur aty, e pasi që e merr, është
plotë me brenga për të mos e humbur, e nëse fillon të brengoset për të mos e
humbur, atëherë nuk ka asgjë që ai nuk do të jetë në gjendje të bëj për ta
ruajtur atë pozitë.” Keto fjale që filozofi i madh kinez Konfuci i ka thënë
2500 vjet më parë ngjajnë në fakt sikur janë thënë tani. Megjithëse të gjitha
indiciet që më vinë nga kuzhina ku po gatuhet politika qeverisese e vjeshtes e
ne vazhdim nuk me japin asnje aresye per t’u shqetësuar , prapëseprapë nuk po
mund të rri pa e ndarë me lexuesin, shqetësimin tim të vazhdueshëm se “që një
qeveri të jetë e suksesshme , ajo së paku duhet të jetë përfaqsuese”. Kjo
ndofta ndodh ngaqë “na ka djegë qulli, e i fryjmë kosit”. E them këtë pasi
sipas gjykimit tim , një ndër mëkatët më të medha të qeverisë në ikje e sipër
ishte edhe mos qënia e saj përfaqësuese. Kabineti i dështuar i Qeverisë ,
thuajse nuk përfaqësonte asgjë nga substanca politike shqiptare. Dhe kur them
perfaqësim , nuk është fjala thjesht për përfaqësimet krahinore , fetare apo te
minoriteteve etnike ,ç’ka për të cilat rëndom mund t’iu shkojë mendja të gjithëve
. Jo se ky përfaqsim nuk është i rëndësishëm , është edhe shumë madje ,(të gjithëve na ka shqetësuar që dialekti më
i përdorur në zyrat e shtetit ishte dialekti i nje qarku periferik të vogël verilindor)
,por nuk është gjithçka. Të jesh i përfaqësuar nuk është thjesht të kesh një
ministër a një zyrtar të lartë nga fshati yt , jo, të jesh i përfaqësuar do të
thotë pikësëpari që përfaqësuesi të ndajë me ju interesa të njëjta , të ketë qëllime
dhe vizione universale të përafërta me të përfaqësuarit. Ja për shembull , përsonalisht
, shtëpia ku une kam lindur nuk është më shumë se treqind metra larg nga shtëpia
ku ka lindur Kryetarja e tanishme e parlamentit , por personalisht do të
ndihesha më i përfaqësuar sikur në krye të parlamentit të ishte çdo qytetar
tjeter i çfaredo skaji te vendit , mjafton që të mendonte pozitivisht , pa
mllef, urrejtje, i pa frustruar dhe të kishte një minimum dashurie për vendin.
I njëjti koncept vlen edhe për të gjithë funksionaret e tjerë , ministrat e
zyrtarët e lartë . Kështu, nuk është edhe aq e rëndësishme se nga cili katund i
Shqipërisë vjen Ministri i Kulturës(jo ky i tanishmi) ,por ne rastin kur ai nuk
e di ende se eshtrat e Ismail Qemalit jane varrosur ne Vlore, kur etnitetet e
kultures shqiptare po varrosen nga dita ne dite, nuk na perfaqëson; kur
ministri i punës dhe i çështjeve sociale nuk e di se sa eshte minimumi jetik ,
nuk na përfaqëson; kur ministri i transporteve nuk e di se ç’fare është
kapitali , nuk e di cili është problemi që kanë kompanitë ndërtuese , nuk e di
se që rrugët të ndërtohen duhen para , që nuk di se paratë përveç se për kazino
duhen edhe për pagesa të tjera , ai nuk përfaqëson asgje përveç shpurës së tij të
kumarxhinjve; kur ministri i Mbrendshëm nuk flet mirë shqip , kur ai e di se
rendi ruhet me bashkefshatare militante të partisë , ai nuk përfaqëson asgjë , perveç
dorëzimit përkundrejt krimit ; kur ministri i drejtësisë bën pakte me kriminelët
, i premton lirim nga burgu në këmbim të një grushti votash , ai nuk përfaqëson
asgje , as fëmijët e tij; e kështu me rradhë për të gjithë anëtarët e kabinetit
e duke përfunduar me kreun e qeverisë që përfaqsonte interesat më të zeza të
antishqiptarëve , të Fazlliçëve ,Spasiçëve , Bullatoviçëve e të viçëve të tjerë
.
Ky është koncepti im për përfaqësimin
, pa të cilin mendoj se qeveria dhe qeverisja nuk mund të funksionojë , pa të cilin
mendoj se nuk mund të ketë sukses në ndërtimin e shtetit. Qeveria e re, për të
garantuar suksesin lipset të jetë përfaqësuese e interesave të Shqipërisë dhe të
shqiptarëve.
No comments:
Post a Comment