-Nga Gjergj Zefi-
Hera e fundit që Berisha iku nga pushteti ishte tragjike .Ai
la pas një shkretirë .Një bilanc biblik. 3000 vetë i la të vrarë dhe 18 mijë të
plagosur .Cdo javë hapeshin nga dhjetë varre në Babicë të Vlorës dhe çdo ditë
niseshin dhjetëra të plagosur drejt Janinës , një qytet grek në kufi të Shqipërisë . Ekonomia e qytetarëve
dhe e shtetit humbi rreth 2 miliardë dollarë ; humbi mijëra biznese ; e ktheu
vendin në stadin e ndihmës emergjente dhe të pakove me ushqim për një popull të
uritur , shkatrroi të gjitha institucionet e shtetit ; e la vendin pa ushtri ;
pa polici ; me 11 ushtri të huaja që mbronin me armë paqen mes qytetarëve të
vendit . Kjo ishte hera e parë e largimit të Berishës .
Hera e dytë , që do të jetë edhe hera e fundit , e që do të ndodhë vetëm
pas 45 ditëve sërish do të jetë e vështirë . Po të jetë për Berishën , ai do qe
kjo hera e dytë të jetë edhe më e tmerrshme. Shkaku i tmerrit të largimit të
dytë , qëndron pikrisht në faktin se kjo është hera e fundit. Dhe shkaku më i
thellë është se vetë Berisha e kupton se kjo është hera e fundit . E Berisha i
perket asaj rrace politikanësh që ikin duke thënë : Pas meje , SHKATRRIMI.
Pyetja që shtrohet është :C’farë duhet bërë?
“Bomba” Berisha duhet të
çmontohet me gjakftohtësi
Ndersa Berisha iku herën e parë pa nxjerrë asnjë mësim (përderisa
po i përsërit veprimet e para) qytetarët janë larguar nga ajo tragjedi me një
eksperiencë kolosale. Pjesë e kësaj eksperience janë edhe ngjarjet e tmerrshme
të ndodhur në këtë vend gjatë sundimit të dytë të Berishës siç ishin masakra e
Gërdecit dhe ajo e 21 Janarit. Që në ditën e parë të ardhjes së tij qytetarët
fiiluan ta shohin Berishën si një rrezik për paqen dhe stabilitetin . Ata tashmë
e dinë se duhet të kenë “kujdes me djallin” , të mos e provokojnë atë . Nuk ka
nevojë për demonstrime në rrugë , për përballje me të , edhe pse kupa është
mbushur … Ata presin me qetësi zgjedhjet si qytetarë të vërtetë dhe aristokratë
.
Edhe politika kësaj here është më qytetare. Ajo po tregohet
shumë e kujdesshme që të mos bie pre e provokimeve të Berishës . Ajo e di tashmë
se më e rëndësishme se sa fitorja e
zgjedhjeve është menaxhimi i Berishës në ikje . Të gjithë tashmë e njohin
rrezikun që vjen prej tij … E bashkë me politikën , me opozitën edhe qytetarët
janë më të përgatitur tani që ta bëjnë me kujdes punën e tyre për çmontimin me
kujdes të regjimit të dhunshëm të Berishës … Herën e parë njerëzit e kërkuan të
keqen edhe tek njëri-tjetri , ndërsa këtë rradhë do ta kërkojnë drejtpërdrejt
tek kryeministri . I fokusuar si rreziku i vetëm i paqes së shoqërisë , ky do të
jetë krejtësisht nën kontroll dhe njëkohsisht qesharak kur të mbyllet në shtëpinë
e tij.
Perëndimi i ka ngritur
antenat e vëmendjes
Veç opozitës dhe qytetarëve , edhe opinioni ndërkombëtar është
më i vëmendshëm ndaj Sali Berishës . Apele të njëpasnjëshme dhe me seriozitetin
e duhur i adresohen çdo ditë kryeministrit nga kancelaritë përëndimore . Principet
e demokracisë nuk përputhen aspak me sjelljet autoritariste të kryeministrit të
Shqipërisë. Për kancelaritë Berisha është një realitet i hidhur , por i njohur.
Ata janë shumë të vemendshëm ndaj tij sepse nuk duan që t’i shohin sërish
diplomatët e tyre tek ngjiten në helicopter me litar në stadiumin “Qemal Stafa”
si ne vitin ’97. Perëndimi e ndjen edhe frikën e tensioneve në rajon që vijnë
nga sjelljet e Berishës. Rasti me Luginën e Preshevës apo edhe me pasaportat për
Kosovarët ishin flagrante. Tërheqja e veshit nga përëndimi bënë që Berisha të
ulet në gjunjë e të tërhiqet nga deklaratat e tij. Ditët e fundit ai po përpiqet
ta shesë veten si “paqësor” apo si “shërbëtor i përvuajtur” i përëndimit . Mirëpo
pamja prej qingji nuk është pamja reale e Berishës në rajon. Këtë e kuptojnë
mirë politikanët e përëndimit. Prandaj serioziteti ka përfshirë antenat e vëmendjes.
Naiviteti , një
kamardare shpëtimi për kohë të vështira.
Sot në filozofinë bashkohore , naiviteti njihet si një magji
shpëtimtare per kohë të vështira. Në fakt shumica e qytetarëve po mbulohen me
një vello të këndshme naiviteti. E shikojnë misionarin e Berishës që u kalon
shkallëve të pallatit , dhe bëjnë sikur nuk e shohin. I shikojnë njerëzit që
shkaktuan tragjedinë e vitit 1997 dhe bëjnë sikur nuk i shikojnë . I shohin
qytetarët e Kosovës (mbështetës të Berishës) që përpiqen të nxjerrin një
dokument votimi dhe nuk thonë se këto janë kosovarë pasi kuptojnë se edhe kështu
Berisha do ta keqpërdorë Kosovën.Berisha bën të gjitha përpjekjet që të
provokojë mendjen dhe moralin e njerzve.
Tërë qëllimi i tij është që të ngrejë tension , sepse vetëm në luftë dhe në
tension ai jeton mirë. Ka vënë në përdorim edhe një industri banale gazetarësh
dhe mediash , me qëllim që provokimin ta dërgojë përnatë deri në shtëpitë e
qytetarëve . mirëpo edhe kjo taktikë është kuptuar mirë . Qytetarët kanë mësuar
nga tragjedia e parë , Berisha jo. Mund të ndodhë që hera e dytë të jetë shumë
e rëndë , sepse Berisha e di se nuk mund të provojë më pushtet. Me
herën e dytë do që t’i marrë të gjitha me vete.
No comments:
Post a Comment