DOKTORI ËSHTË NË ANËN E TUMORIT
-Edhe njëherë për interpelancën e PD-së.-
Ende pa i mbyllur 40 ditë në krye të qeverise së re , Kryeministri thirret në një interpelancë. Ky është një precedent i rradhë në historinë e politikës. Krejt rradhë ndodh që një kryeministër të thirret në interpelancë pa i bërë të paktën 100 ditë pune.
Lëre pastaj po të gjykosh mbi argumentet politike të thirrjes së kësaj interpelancë?!
Interpelanca është thirrur lidhur me emërimin e drejtorit të përgjithshem të policise së shtetit. Në dosjen e Drejtorit "opozita" paskish "zbuluar" një shkelje të rëndë: që Drejtori nuk ka kryer të paktën 16 vjet shërbim si punonjës policie, duke ushtruar kompetenca policore brenda 20 viteve të fundit. Dhe kështu qenka shkelur një nga kriteret e "rëndësishme" të ligjit mbi policinë.
"Argument" më të fortë , nuk ke ku gjen!
Me Berishen 15 vjet në pushtet keto23 vitet e fundit( pa llogaritur që ai është në pushtet që në '67-ën) më thoni vetëm një drejtues policie pervec "kupoles" që e plotëson këtë kriter?!
Argumentet janë krejt qesharake!
E ripërsërita edhe njëherë qëndrimin tim përkunder kësaj interpelance jo për të mbrojtur kryeministrin sic mund të mendoje ndonjeri . Jo , absolutisht jo ! Kryeministri më pak se kushdo tjetër ka nevoje për mbrojtje në keto kushte ; ai ka 84 vota në kuvend dhe të gjithë të drejten e zotit të demaskoje edhe njëhere permes kësaj interpelance krimet politike, ordinere e financiare të "kupolës" se djeshme në krye të Ministrise së Brëndshme.
E ripërseris qëndrimin tim për t'i thënë opozitës se është koha të shkeputeni nga interesat meskine të Saliut dhe të familjes së tij , është koha të distancoheni nga Banda e kriminelëve që e "kanë marrë peng PD-ne " ; eshte koha për një opozite të forte e dinjitoze dhe jo për një opozite qesharake pa sens opozitar . Opozita është tkurrur e drobitur , por mos harroni ,që një trup të ketë rigjallërim qelizash duhet së pari të pastrohet nga masa e madhe e tumorit që e ka çuar në atë gjëndje . Ju keni nevojë për këtë ndërhyrje . Pa të nuk mund te ringriheni! Doktori e di mirë këtë , po doktori është ne anën e tumorit...
Unë jam i sigurt që shumë shpejt (por jo tani) Kryeministri do të ketë nevoje për një interpelance , por nuk e di sa të besueshem do të jeni ju atëhere. Kam frikë se do ju ndodhë si me ate çobanin që e gënjeu 2 herë fshatin: Ujku...Ujku , e kur herën e tretë erdhi Ujku vërtete , asnjë nuk e besoi më.