Tuesday, May 14, 2013



Zbulohet e kaluara komuniste e Angjela Merkel

Është  tronditur sot jeta mediatike Gjermane . Dy gazetarë , Georg Reuth (Bild) dhe Gunther Lachmann(Die Ëelt) kanë zbuluar në një libër të shkruar prej tyre fakte nga e kaluara e Kancelares Merkel gjatë kohës që ajo jetonte në Republikën Demokratike Gjermane.Ata kanë konfirmuar se rinia e Kancelares ka qënë e mire gjatë regjimit komunist ,krahasuar me bashkëmoshataret e saja dhe se ajo ka qënë gjatë gjithë kohës e afirmuar e regjimit.Në fillim të vitit 1981,Merkel ka qënë funksionare e Akademisë së Shkencave dhe ka milituar njëkohsisht si përgjegjëse e departamentit të agjitacion – propagandës(agit-prop) në mesin e rinisë komuniste. Autorët e kanë konsideruar një “komuniste të reformuar”.

Merkel ka gënjyer në lidhje me të kaluarën e saj?
Me shumë pak përjashtime, udhëheqësit e opozitës nuk kanë reaguar dhe madje edhe gazetarët kanë mbetur të pagojë. Të hënën në konferencën  tradicionale për shtyp të zëdhënësit të qeverisë,  Steffen SEIBERT, gazetarët kanë bërë një pyetje provokuese duke e lënë gojëmbyllur atë. Ata e kanë konsideruar “një art të madh” fshehjen që i ka bërë Kancelarja së kaluares së saj. /Le Mondë

No comments:

Post a Comment