Thursday, May 16, 2013

Dhunë ndaj opozitës në njësinë 11 në Tiranë




Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Rakip Suli, i cili mbulon njësinë bashkiake nr.11, ka denoncuar presionin dhe dhunën që po ushtrohet ndaj mbështetësve të opozitës në zonën e Laprakës. Ai ka denoncuar me emra Erzen Breçanin, i bërë i njohur tashmë, dhe Alfons Muçën, punonjës i Bashkisë së Tiranës, duke i akuzuar se po ushtrojnë presion duke keqpërdorur detyrën.
“Mbrëmë në orën e vonë 23:00 të mbrëmjes, familja Kuta, e njohur si mbështetëse e imja dhe e Partisë Socialiste në njësinë 11, është dhunuar me urdhër të Erzen Breçanit, duke shoqëruar në komisariat kryefamiljarin. Motivi: përse djali i tij bën fushatë me Rakip Sulin. Në njësinë 11 prej kohësh kanë zbarkuar eksponentë të makinerisë së pushtetit duke ushtruar presione mbi simpatizantët e PS-së, për të shtypur vullnetin e tyre.
U bëj thirrje publike Erzen Breçanit, i njohur si dhunuesi i operatorit të Top Channel, dhe Alfons Muçës, punonjës i Bashkisë së Tiranës, i instaluar në Laprakë me fushatë, si dhe çdo funksionari tjetër publik të mos keqpërdorin detyrën.
Njësia 11 do rilindë me 23 qershor, asnjë qytetar i saj nuk do lejojmë të preket nga ky pushtet shantazhues. E gjithë kjo na bën thjesht më të fortë dhe fitoren tonë më shkëlqyese,” shprehet Suli në faqen e tij në Facebook.

No comments:

Post a Comment